Ëmbëlsirë me shumë shije

Përbërësit: 5 vezë, 1 gotë e ujit sheqer, 1 gotë e ujit qumësht, 1 gotë e çajit vaj, 15 lugë të gjellës miell, 200gr lajthija të bluara, 1 lugë e gjellës kokos, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), 1 pako sheqer vanile, 200gr çokollatë e kuzhinës.

Për dekorim: Një çokollatë kuzhine, një gotë të ujit qumësht. Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë së pari 5 dhe 1 gotë të ujit sheqer, i tundim mirë deri sa të shkrihet sheqeri pastaj shtojmë edhe përbërësit e tjerë me rend 1 gotë të ujit qumësht, 1 gotë të çajit vaj, 15 lugë të gjelles miell, 200gr lajthija të bluara, 1 lugë të gjellës kokos, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), 1 pako sheqer vanilje, 200gr çokollatë kuzhine.

I përziejmë të gjithë përbërësit mirë me tel kuzhine ose me mikser dhe pasi masa të jetë gati e qesim në tepsi. Më pas ëmbëlsirën e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C. Pasi ëmbëlsira të piqet e largojmë nga furra dhe sipër ia shtojmë çokollatën të cilen e kemi shkrirë me një gotë qumësht. Një ëmbëlsirë që përgatitet shumë lehtë nuk kërkon shumë përbërës dhe bëhet shumë e shijshme. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Bejhane. Ju bëftë mirë!