Përbërësit: 2 vezë, 1 sheqer vanilje, 250gr sheqer pluhur, 100ml vaj, 200gr nisheste, 1 lugë e çajit kripë, 250gr gjalpë (i shkrirë), miell (sa të jetë e nevojshme), 3 lugë kakao.
Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët dhe i rrahim pak me tel kuzhine më pas shtojmë përbërësit e tjerë një nga një duke i rrahur me tel kuzhine vazhdimisht. Pasi të kemi formuar brumi me këta përbërës, e ndajmë në dy pjesë të barabarta.
Më pas njërit brum i shtojmë 3 lugë kakao, dhe e ngjeshim mirë me duar deri sa të marrë ngjyrën e kakaos. Më pas fillojmë përgatitjen e biskotave, duke i ndarë nga dy toptha të vegjël nga brumi me kakao dhe nga brumi me miell dhe duke i bashkuar së bashku ashtu si në video.
Kur biskotat të jenë të gjtha gati i vendosim në tepsi të lyer dhe i pjekim në 200 gradë C për 10 minuta, pasi të piqen janë të gatshme për tu shërbyer. Ju bëfshin mirë!