Ëmbëlsirë pa miell

Përbërësit: 4 vezë, 1 gotë e ujit sheqer, 1 gotë e ujit grizë, 1 gotë e ujit kokos, 1 gotë e çajit arra, 1 gotë e ujit rrush të thatë, 2 molla, 1 pako pluhur për fryerje (pecivë), 1 pako sheqer vanile.

Për sherbetin: 4 gota të ujit sheqer, 3 gota e gjysmë ujë.

Për dekorim: 1 pako shllag pluhur, 1 gotë e çajit qumësht.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë vezët, një gotë të ujit sheqer dhe më pas i rrahim me mikser për 8 deri 10 minuta, derisa të bëhet një masë kremoze. Pasi ta kemi rrahur me mikser masës ia hedhim, një gotë të ujit grizë, një pako pluhur për fryerje (pecivë), një pako sheqer vanile, një gotë të ujit kokos dhe e përziejmë me lugë ngadalë.

Më pas ia shtojmë një gotë të çajit arra, një gotë të ujit rrush të thatë, 2 molla të grira në rende dhe e përziejmë përsëri masën me lugë. Pastaj marrin tepsin për ëmbëlsira me madhësi 32cm e lyejmë me gjalpë dhe miell. E hedhim brumin e ëmbëlsirës ngadalë në tepsi dhe e parangrohim furrën në 200 gradë C.

Ëmbëlsirën e pjekim për 20 minuta më pas e përgatisim sherbetin me 4 gota të ujit sheqer dhe 3 gota e gjysmë ujë, e ziejmë për 10 minuta duke e përzier ngadalë derisa të tretet sheqeri. Ëmbëlsira duhe të jetë e vakët dhe sherbeti i vakët, pasi të jetë gati ia hedhim tortës ngadalë me lugë të madhe që e përdorim për supë dhe gjella (kutllaq).

Më pas e përgatisim krem shllagun për dekorim me një pako shllag pluhur dhe një gotë të çajit qumësht. E rrahim kremin me mikser derisa të trashet dhe më pas e lyejmë tortën sipër me të. Ju bëftë mirë!