Përbërësit për shtresën e parë: Pak lëng dredhëze, biskota për tiramisu (ose të tjera). Përbërësit për shtresën e dytë: 250gr margarinë, 300gr keksa të bluar, 1 gotë sheqer pluhur, 1 gotë coca cola, 1 gotë arra të bluara.
Përbërësit për shtresën e tretë: 600gr dredhëza, 2 lugë sheqer pluhur, 3 shllag krem, 2 gota keksa të bluar. Për dekorim: 300gr krem pana (krem për ëmbëlsira), pak grimca çokollate ose çfarë do zbukurimi tjetër.
Përgatitja: Fillimisht marrim një tepsi katrore me madhësi 23 me 27cm dhe e lyejmë me margarinë, më pas në një enë kuzhine vendosim pak lëng dredhëze dhe në të i lagim biskotat duke i renditur më pas një nga një në tepsi siç e shikoni në video. Më pas përgatisim shtresën e dytë, në një enë kuzhine shtojmë 250gr margarinë, 1 gotë të ujit sheqer pluhur dhe i përziejmë pak me anë të një piruni.
Më pas shtojmë 300gr keksa të bluar dhe e përziejmë masën mirë me dorë, 1 gotë coca cola duke shtuar nga pak dhe duke e përzier masën me dorë, 1 gotë arra të bluara. Pasi e kemi përzier masën mirë, e shtojmë sipër biskotave që i kemi renditur më parë në tepsi duke e shtrirë masën mirë me anë të një luge.
Pastaj në një enë kuzhine shtojmë 600gr dredhëza dhe i shtypim për pak minuta me blender dore, më pas tek dredhëzat e shtypura hedhim 2 lugë sheqer pluhur, 3 pako shllag krem dhe i përziejmë ngadalë me mikser. Më pas shtojmë 2 gota keksa të bluar dhe e përziejmë masën për pak me lugë, pastaj këtë masë vendoseni sipër shtresës së dytë dhe shtrijeni mirë me lugë.
Më pas përgatisim 300gr krem pana duke e përzier mirë me mikser dhe më pas e lyejmë ëmbëlsirën sipër me të, sipër e dekorojmë me copëza çokollate dhe më pas e presim në copëza katrore. Ju bëftë mirë!