Pitalka me djathë

Përbërësit: 500gr miell, 250gr djathë të bardhë, 250gr djathë mocarela, 200-250ml kos, 2 vezë, 1 pako pluhur për pjekje, kripë, gjalpë (margarinë).

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 500gr miell, më pas tek ena ku e kemi vendosur miellin shtojmë kripën (1/4 e lugës së gjellës) pasi kemi vendosur kripën do të shtojmë pluhurin për pjekje (nëse nuk keni pluhur për pjekje mund të shtoni maja buke).

Më pas tek masa shtojmë një vezë, kosin (masën e kosit e shtojmë pak nga pak), pastaj e përziejmë masën mirë me lugë dhe ndërkohë e shtojmë edhe pjesën tjetër që na ka mbetur nga kosi. Masën e përziejmë gradualisht derisa të fitojmë një brumë të butë.

Pastaj brumin e mbulojmë sipër me një leckë kuzhine dhe e lëmë të qëndroj në një vend të ngrohtë për 30 minuta. Më pas marrim djathin mocarela dhe e grijmë në rende por jo shumë imët, pastaj marrim djathin e bardhë dhe e grijmë gjithashtu në rende ose mund ta shtypin edhe me pirun.

Djathin e bardhë dhe djathin mocarela i vendosim së bashku në një enë kuzhine, më pas tek djathi shtojmë 1 vezë dhe e përziejmë mirë me pirun ose me dorë. Më pas marrim brumi e hedhim në tavolinë të përmiellur dhe e punojmë për pak me duar. Djathin e bëjmë në toptha të vegjël në 8 pjesë dhe sa forma djathi kemi në aq pjesë e ndajmë dhe brumin.

Më pas brumin e shtrijmë me holluese dhe në secilën petë vendosim nga një topth nga djathi, më pas me kujdes e mbështjellim petën siç e shikoni në video. Njësoj veprojmë edhe me petët e tjera të brumit, pasi të jenë gati i hollojmë përsëri sipër me holluese ngadalë.

Më pas në një tigan të cilin e vendosim në zjarr, shtojmë shumë pak vaj dhe më pas në të vendosim petët për pjekje. I pjekim në të njejtën mënyrë nga të dyja anët, sipër i lyejmë me pak gjalpë pasi i bënë të buta dhe të shijshme.

Ju bëfshin mirë!