Pitalka shkupi të buta pambuk

Përbërësit: 20gr maja buke, 180ml ujë të ngrohtë, 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë e mesme kripë, 100ml qumësht i ngrohtë, 2 lugë vaj, 450gr miell, 1 lugë gjelle veget , 1 maje luge biber të kuqë, pak rigon, vaj ulliri.

Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 20gr maja buke, 180ml ujë të ngrohtë, 1 lugë gjelle sheqer dhe e përziejmë masën me tel kuzhine deri sa të trete maja e bukës. Më pas tek masa shtojmë 1 lugë të mesme kripë, 100ml qumësht të ngrohtë, 2 lugë vaj dhe e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine.

Pastaj duke e përzier masën me tel kuzhine shtojmë 450gr miell dhe e përziejmë masën mirë me duar deri sa të formojmë një brumë të butë, brumi e lëmë të pushojë për 40 minuta. Pasi brumi të ketë pushuar, e marrim dhe e hedhim në tavolinë të përmiellur duke e ndarë në 8 kulaçe.

Kulaçet i shtrijmë më pas me duar një nga një, deri sa të formojmë pitalka të vogla më pas i vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe i lëmë të pushojnë ashtu në tepsi për 15 minuta. Më pas marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 lugë gjelle veget, 1 maje luge biber të kuq, pak rigon, vaj ulliri dhe i përziejmë të gjitha së bashku me lugë.

Më pas me këtë masën e lyejmë secilën pitalkë sipër, me anë të një luge ose brushe kuzhine. Pasi i kemi lyer pitalkat sipër, i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 220 gradë C për 20 minuta. Bëhen shumë të buta dhe shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!

https://www.youtube.com/watch?v=DQ50X71sis8