Përbërësit për brumin: 1 vezë, 500ml qumësht, 1 lugë gjelle kripë, 300gr miell. Për mbushjen: 1 qepë e vogël, 400gr gjoks pule, 2 speca, 100gr kërpudha, 1 domate, gjysmë luge veget, kripë, biber i zi, rigon, kërri mëlmesa, vaj për fërgim, kaçkavall sipër.
Përgatitja: Fillimisht përgatisim masën për brumin, në një enë kuzhine shtojmë një vezë, 500ml qumësht, 1 lugë gjelle kripë dhe e përziejmë masën mirë me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 300gr miell ngadalë duke e përzier masën vazhdimisht me tel kuzhine deri sa të tretet mielli.
Pasi brumi të jetë gati, marrim një tigan e vendosim në zjarr dhe shtojmë vaj për fërgim. Më pas nga brumi që e kemi përgatitur shtojmë me një lugë të madhe për gjellëra nga brumi në tigan dhe i pjekim pallaqinkat në temperaturë të lartë, gjithsej na dalin 9 pallaqinka.
Pasi ti pjekim pallaqinkat i lëmë me një anë, më pas përgatisim mbushjen për pallaqinka. Në një tigan shtojmë fillimisht vaj për fërgim, më pas shtojmë një qepë të vogël të grimcuar imët, 400gr gjoks pule dhe e përziejmë pak që të fërgohet më mirë. Më pas në tigan shtojmë 2 speca të grirë, 100gr kërpudha të grimcuara, një domate të grimcuar dhe i përziejmë të gjithë përbërësit pak me lugë.
Më pas tek përbërësit shtojmë gjysmë luge veget, kripë, biber të zi, rigon, pak kërri mëlmesa dhe e përziejmë masën mirë me lugë duke i lënë përbërësit që të fërgohen për 10 minuta. Pasi mbushja të jetë gati, i marrim pallaqinkat një nga një dhe i mbushim me këtë masë ju vendosim kaçkavall më pas i palosim ashtu siç e shikoni në video.
Pasi i kemi mbushur të gjitha pallaqinkat dhe i kemi palosur në formë katrore, i vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe sipër u hedhim kaçkavall dhe pak nga mbushja me mish që na ka mbetur. Më pas i fusim në furrë dhe i pjekim në temperaturë 250 gradë C për 10 minuta. Pasi të piqen i largojmë nga furra dhe i shërbejmë, bëhen shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!