Asgjë nuk e shkatërron një natë të mirë vere sikur mushkonjat. Megjithatë, ekziston një mënyrë komplet natyrale – dhe e thjeshtë – për të shpëtuar nga mushkonjat herën tjetër kur rrini jashtë duke shijuar motin e mirë të verës.
Nëse mushkonjat janë problemi juaj më i madh gjatë verës, duke e ditur se ato janë kudo, atëherë provojeni këtë tjegull (kavanoz) për mushkonja, i cili përmban disa përbërës të njohur që parandalojnë mushkonjat, shkruan pergatit.
Përbërësit aktiv në këtë truk të vjetër janë limoni dhe vaji eukalipt, një kombinim që rekomandohet nga ekspertët si një ilaç efektiv kundër insekteve.
Ja çfarë ju duhet për këtë ilaç natyral: 6 feta limon, 5 feta limon i athët (limë), pak degë rozmarine, ujë, vaj eukalipt të përzier me limon (7-10 pika) dhe një qiri.
Vajin eukalipt mund ta gjeni në barnatore bimore ose në farmaci, apo edhe online. Zakonisht nuk kushton shtrenjtë për ta blerë. Ky ilaç është i thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë për ta përgatitur.
Thjeshtë lëreni jashtë shtëpisë për pesë minuta para se të dilni në oborr dhe do ta shihni se oborri juaj do të jetë pa mushkonja. Gjithashtu, ky ilaç lëshon edhe aromë të mirë. /pergatit.com