Ëmbëlsirë pa pjekje me shije fantastike

Përbërësit: 3 pudinga çokollate, 300ml qumësht (për tretjen e pudingave), 700ml qumësht (për zierjen e pudingave), 150gr gjalpë (margarinë), 200gr sheqer, 100gr çokollatë për zierje, lëvoren e një portokalli, 200gr biskota (çfare të doni), 200ml hoplla për ëmbëlsira.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë pudingat, më pas në pudinga shtojmë 300ml qumësht dhe i përziejmë me lugë deri sa të treten mirë.

Më pas marrin një enë tjetër kuzhine (tenxhere për zierje), shtojmë 700ml qumësht, 150gr gjalpë (margarinë), 200gr sheqer, 100gr çokollatë dhe më pas shtojmë edhe pudingat e tretur më parë.

I ziejmë të gjitha së bashku për 1 minutë, e largojmë tenxheren nga zjarri dhe në të shtojmë një livore portokalli të grirë në rende dhe 200gr keksa duke i copëtuar me dorë.

E përziejmë mirë masën me lugë derisa biskotat të bashkohen me fillin e përgatitur me pudinga, më pas marrim një tepsi për ëmbëlsira në formë katrore 20 me 20cm dhe shtojmë masën e përgatitur duke e shtrirë mirë me lugë.

Derisa ëmbëlsira në tepsi të ftohet pak, marrim 200ml hopla dhe i tundim me mikser. Pasi ëmbëlsira është ftohur pak, sipër e lyejm me hoplla dhe e vendsoim në frigorifer për ftohje për 3 orë. Ju bëftë mirë!