Kek me qumësht dhe kakao

Përbërësit për petën: 3 vezë, 6 lugë sheqer, 1 sheqer vanile, 1 gotë e çajit qumësht, 1 gotë e çajit vaj,
6 lugë miell, 3 lugë kakao, 1 pecivë.

Sherbeti: 2 gota qumësht, 2 lugë kakao, 100gr çokollatë.

Për fillin: 1 litër qumësht, 2 pudinga çokollate, 2 lugë niseshte, 6 lugë sheqer, 2 lugë kakao, 100gr çokollatë.

Për dekorim: 200gr çokollatë, 200ml hoplla.

Përgatitja: Të gjithë përbërësit që i kemi cekur më lartë për petën përzihen me mikser, rend me rend dhe pasi masa të jetë gati hidhet në tepsi për pjeke. E fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C.

Kur të pjeket ia shtojmë sherbetin e përgatitur paraprakisht me 2 gota qumësht, 2 lugë kakao dhe 100gr çokollatë që i lëmë të vlojnë. Më pas përgatisim fillin, pudingun, niseshten, sheqerin dhe kakaon i tretim pak me qumësht më pas shtojmë 1 litër qumësht që të vlojë.

Pasi vlonë shtojmë përbërësit që i kemi tretur dhe i përziejmë me tel kuzhine deri sa të trashet pak masa. Më pas shtojmë edhe çokollatën deri sa të shkrihet dhe pasi të jetë filli gati ia hedhim kekut sipër.

Krejt në fund shkrijmë 200gr çokollatë me 200ml hoplla dhe ia hedhim kekut sipër fillit. Duhet të qëndrojë së paku 3 orë në frigorifer, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Vesa. Ju bëftë mirë!