Përbërësit: 1 litër qumësht, 1 gotë të ujit miell, 2 pako sheqer vanilje, 10 lugë gjelle sheqer, 200gr biskota të bluara, 150gr çokollatë gatimi, kakao.
Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 1 litër qumësht, 1 gotë të ujit miell dhe e përziejmë mirë me tel kuzhine. Më pas tek qumështi me miell shtojmë 10 lugë gjelle sheqer duke e përzier masën vazhdimisht me tel kuzhine, më pas shtojmë një pako sheqer vanilje.
Më pas masën e vendosim në zjarr dhe e përziejmë mirë me tel kuzhine në temperaturë mesatare derisa të fitojmë një krem të trash dhe sapo të zihet kremi i shtojmë prapë edhe një sheqer vanilje dhe e përziejmë masën me tel kuzhine.
Tek masa e kremit më pastaj shtojmë 200gr biskota të bluara, e përziejmë mirë me tel kuzhine dhe më pas e hedhim në tepsi të ngushtë katrore me letër kuzhine siç e shikoni në video. Shtojmë vetëm gjysmën e kremit, ndërsa tek gjysma tjetër e kremit shtojmë 150gr çokollatë gatimi dhe e përziejmë mirë me tel kuzhine derisa të shkrihet çokollata.
Shtojmë edhe gjysmë tjetër të kremit me çokollatë në tepsi, e shtrijmë mirë me lugë dhe më pas e lëmë të qëndrojë për 2 orë në friz. Pasi ta largojmë nga frizi e marrim dhe e rrotullojmë në një tepsi tjetër, duke ja larguar me kujdes letrën e kuzhinës dhe krejt në fund e dekorojmë sipër me kakao më pas e presim dhe e shërbejmë. Një ëmbëlsirë e shpejt dhe shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!