Përpiquni të gatuani palapeta unike me shijen e të cilave vërtet do të kënaqeni.
Përbërësit: 300-400ml qumësht, 3 vezë, 100-150gr miell, pak kripë, 50ml vaj, 1 sheqer vanilje, sheqer pluhur për dekorim.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë të thellë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, i përziejmë mirë vezët me mikser ose tel kuzhine deri sa të fitojmë një masë homogjene. Pastaj tek vezët shtojmë 300 deri 400ml qumësht, 1 sheqer vanilje shtojmë dhe 100 deri 150gr miell pra e shikojmë sa të jetë e nevojshme.
Masën e përzijmë mirë me mikser ose tel kuzhine deri sa miellin të përzihet mirë me përbërësit e tjerë dhe pastaj shtojmë pak kripë. Më pas brumin ngjisheni me duar deri sa të bëhet pak më i trashë se për palapeta klasike por jo të ngjitet për duar.
Pasi brumi të jetë gati, tepsinë lyeni me vaj dhe futeni në furrë të nxehur. Nga brumi formoni palpeta dhe mbushni brenda me copëza kajsie. Ose ndajeni brumin në dy pjesë të barabarta, shtrijeni me holluese dhe njërën petë vendoseni në tepsi.
Pastaj sipër petës shtoni copëza kajsie dhe e vendosim petën tjetër sipër, më pas e prisni me thikë në forma katrore pak më të mëdha. Pasi të jetë gati piqeni në temperaturë 200 gradë C pë rreth 40 minuta. Ëmbëlsirës së pjekur hidhni sipër sheqer pluhur, do ju shkrihet në gojë me shijen që ka. Ju bëftë mirë!