Receta si të përgatitni tortilla të shijshme në shtëpi

Receta më poshtë ju tregon si të përgatisni një tortillë të mirë që do ju mbajë të ngopur me orë të tëra.

Përbërësit: 3 lugë vaj, 100gr qepë, speca të freskët të gjelbër, 400gr mish të bluar viçi ose pule në copëza, 150gr speca të freskët të kuq, djathë edamer, speca të vegjël djegës, 300gr salcë domatesh, fleta marule, kripë, piper të bluar, 8 tortilla të gatshme.

Përgatitja: Fillimisht në vaj fërgoni qepën e grirë derisa të skuqet me 3 lugë vaj, më pas tek qepa shtoni 400gr mish të bluar viçi apo pule sipas shijes tuaj dhe vazhdoni ta fërgoni mishin për disa minuta deri sa të jetë i gatshëm. Më pas tek mishi që fërgohet shtojmë 150gr speca të freskët të gjelbër, 150gr speca të freskët të kuq.

I përziejmë mirë specat me mishin që fërgohet, më pas shtojmë pak speca të vegjël djegës për ata që e dëshirojnë shijen pikante, 300gr salcë domatesh, kripë, piper të bluar dhe vazhdojmë ti përziejmë edhe për pak minuta deri sa të fërgohen të gjitha.

 

Pasi mbushja për tortilla të jetë gati, marrim petat e tortillas dhe secilës ia vedosim nga një fletë marule. Pastaj sipër marules shtojmë nga 2 lugë të gjellës nga masa e përgatitur dhe sipër hedhim djathë edamer të grirë në rende, më pas paloseni në formë roleje petën e tortillas.

I vendosim tortilla në tepsi dhe i fusim vetëm për 15 minuta në furrën e ngrohur në 200 gradë C që tu shkrihet djathi, shërbeni me sallatë sipas dëshirës. Gjithashtu mund të shtoni tranguj dhe domate tek mbushja nese nuk perdorni salcë domatsh. Ju bëfshin mirë!