Edhe pse ne e përdorim atë shpesh në jetën tonë të përditshme, soda e bukës është ende një mister për shumë njerëz në lidhje me cilësitë e saj.
Ajo siguron përfitime të shumta shëndetësore për shëndetin e njeriut. Soda është e lirë dhe ju mund ta gjeni atë kudo.
Ja 11 gjërat për të cilat mund të përdoret soda.
Si një deodorant natyral: Po të aplikoni pak sodë në sqetullat tuaja era e keqe do të zhduket. Mbrojtje nga pickimet: Nëse aplikoni pak sodë buke dhe ujë në vendin ku jeni pickuar, do të parandaloni kruajtjet.
Kundër urthit dhe ulcerës: Përzieni ½ gotë me ujë me ½ lugë sodë buke dhe pijeni 1 herë në ditë, në mënyrë që të trajtoni acidin në stomak, urthin dhe ulcerën.
Pastrues i këmbëve: Miksoni ujë të ngrohtë me 3 lugë gjelle sodë buke dhe fusni këmbët tuaja në të. Si një dezinfektues shumë i mirë: Përzieni uthull molle dhe pak sodë buke. Pas kësaj ju mund të pastroni vaskën me të.
Si pastrues duarsh: Teksa lani duart shtoni një lugë kafe me sodë. Kjo do të largojë papastërtitë dhe aromat e pakëndshme.
Rregullon çarjet e lëkurës (si puna e plagës): Përzieni 1 lugë gjelle sodë me një filxhan çaji me ujë. Aplikojeni dy herë në ditë në zonën e prekur për t’i shëruar plasaritjet. Për djegiet nga dielli: Shtoni gjysmë filxhan çaji sodë në ujë të ngrohtë dhe e aplikoni në lëkurë për të trajtuar djegiet nga dielli.
Heq “pllakat” te dhëmbët: Studimet provojnë se soda e bukës heq pllakat te dhëmbët më mirë sesa një pastë tradicionale. Ajo eliminon bakteret në gojë: Përzieni pak sodë buke dhe kripë për të hequr qafe bakteret në mishrat e dhëmbëve.
Zbardh dhëmbët: Merrni një luleshtrydhe dhe përziejeni atë me ½ lugë sodë. Pastaj, aplikojeni atë në dhëmbët tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta. Bëjeni këtë një herë në javë.