Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë të ujit sheqer, 1 gotë të ujit qumësht, 1 gotë të ujit vaj, 3 gota të ujit miell, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), 1 pako sheqer vanilje.
Për sherbetin: 1 gotë e gjysmë lëng portokalli, 2 lugë gjelle sheqer.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, 1 gotë të ujit sheqer dhe më pas i përziejmë me mikser për 5 minuta deri sa të treten vezët dhe sheqeri. Më pas tek masa shtojmë një gotë të ujit qumësht, 1 gotë të ujit vaj, 3 gota të ujit miell dhe e përziejmë masën me tel kuzhine mirë.
Pastaj tek masa shtojmë 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), 1 pako sheqer vanilje dhe i përziejmë përbërësit mirë me tel kuzhine deri sa të treten plotësisht. Pasi brumi për ëmbëlsirën të jetë gati, e marrim një tepsi ku do ta vendosim brumin e lyejmë me vaj dhe e spërkasim me miell.
Më pas e vendosim brumi në tepsi duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë, pastaj e fusim ëmbëlsirën në furrë dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 25 minuta. Pasi ëmbëlsira të piqet e largojmë nga furra, e shpojmë sipër me anë të një shkopi dhe më pas e përgatisim sherbetin.
Më pas në një enë shtojmë 1 gotë e gjysmë lëng portokalli, 2 lugë gjelle sheqer dhe e përziejmë mirë deri sa të trete sheqeri. Pastaj ëmbëlsirës së ftohtë ia hedhim sipër sherbetin e ftohtë, e presim në copëza katrore dhe sipër e dekorojmë me kokos dhe portokall të grimcuar gjithashtu dhe me copëza portokalli. Ju bëftë mirë!