Përbërësit: 4 vezë, salcë kosi, vaj, 1 gotë sheqer, 1 gotë lajthia të bluara, kakao, 4 lugë të plota gjelle miell, një pluhur për pjekje (pecivë), një sheqer vanilje, marmelatë, 150gr çokollatë, 50ml ajkë e nxehtë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 4 vezë, i përziejmë vezët me tel kuzhine për disa minuta deri sa të formohet një masë e dendur. Më pas tek vezët shtojmë salcë kosi ashtu siç e shikoni në video pra një tas salcë kosi dhe e përziejmë masën përsëri me tel kuzhine.
Më pas shtojmë vaj, mbushim gjysmën e tasit të salcës së kosit e përziejmë masën me tel kuzhine më pas shtojmë 1 gotë sheqer ose e mbushim tasin e salcës së kosit, një tas lajthia të bluara, pak kakao gjysmë tasi ose më pak, 4 lugë të plota gjelle miell, një pluhur për pjekje dhe një sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me tel kuzhine.
Më pas masën e hedhim në tepsi me formë 20cm dhe letër kuzhine ashtu siç e shikoni në video, pastaj e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 160 gradë për 50-60 minuta. Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe nga tepsia më pas e lëmë me një anë që të ftohet.
Pastaj ia largojmë letrën e kuzhinës, e vendosim në një tel duke e rrotulluar në anën e kundërt dhe e presim tortën për mes në dy pjesë të barabarta. E lyejmë më pas në mes me marmelatë (çfarë do që dëshironi) dhe më pas sipër e lyejmë me 150gr çokollatë të shkrirë me ajkë të nxehtë. Pasi të jetë gati e lëmë të ftohet më pas e shërbejmë, bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!