Përbërësit: 2 vezë, 200gr sheqer pluhur, një pako sheqer vanilje, 150ml vaj, 125gr gjalpë, një gotë të çajit kokos, 500gr miell, 1 lugë e sheqerit pluhur për pjekje.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine shtojmë 2 vezë dhe i përziejmë me tel kuzhine, më pas tek vezët shtojmë 200gr sheqer pluhur, një pako sheqer vanilje dhe e përziejmë masën përsëri me tel kuzhine. Më pas shtojmë 150ml vaj duke e përzier masën vazhdimisht me tel kuzhine.
Më pas tek masa shtojmë një gotë të çajit kokos, e përziejmë masën me tel kuzhine dhe pastaj shtojmë 500gr miell, 1 lugë të sheqerit pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën mirë me duar deri sa të formojmë një brumë të butë jo shumë të trashë. Pasi brumi për gurabija është gati, marrim tepsinë ku do ti vendosim gurabijat i shtrojmë letër kuzhine dhe më pas i vendosim gurabijat në të.
Fillimisht marrim një shiringë kuzhine, e mbushim me brumin për gurabija dhe shtojmë në tepsi nga forma e saj ashtu siç e shikoni në video. Nga ky brumë dalin dy tepsia, disa gurabija mund ti bëni me shiringë dhe disa të tjera mund të bëni në formë topthi.
Pasi i kemi vendosur gurabija në tepsi, e fusim tepsinë e parë në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C për 10 minuta dhe më pas e fusim edhe tepsinë tjetër për pjekje. Pasi të piqen te dy tepsijat me gurabija i largojmë nga furra dhe i lëmë që të ftohen për pak minuta më pas i vendosim në pjata dhe i shërbejmë.
Bëhen shumë të shijshme, përgatiten shpejtë dhe nuk kërkojnë shumë përbërës duhet ti provoni. Ju bëfshin mirë!