Përbërësit:
Kripë, piper, 5 lugë gjelle oriz, 1 kokërr qepë, 250gr mish i grirë, 2-3 degë nenexhik, një e bardhë veze, një kokërr patate mesatare, 2 karota, një lugë gjelle gjalpë, 2 të verdha veze, lëngu i dy kokrrave limoni, dhe majdanoz.
Përgatitja:
Në një tigan të mbushur me ujë, shtoni pak kripë. Pastaj shtojeni orizin dhe përzieni mirë, duke e lënë që të zihet për pak minuta. Në një enë, hidheni orizin e zier dhe të liruar nga uji.
Pastaj në të shtojeni qepën e grirë imët, mishin e grirë, nenexhikun, të bardhën e vezës, kripë dhe piper. Përzieni mirë me duar dhe pastaj me masën formoni toptha (qofte), duke i lagur duart paraprakisht në ujë.
Merreni një tenxhere për supë, hidhni ujë dhe pak kripë dhe vendoseni që të vlojë. Më pas shtoni pataten, e grirë imët, karotat e grirë imët, gjalpën dhe qoftet.
Në një enë të vogël hidhni të verdhat e vezës dhe lëngun e limonit, dhe tundni së bashku. Këtë përzierje pastaj hidheni në tenxheren e supës. Lëreni të vlojë edhe për disa minuta derisa të trashet pak duke e kërkuar vazhdimisht për shije dhe në fund shërbejeni në pjatë me pak majdanoz sipër. Bëhet një supë shumë e shijshme dhe përgatitet shumë shpejtë duhet ta provoni. Ju bëftë mirë!