Kjo është një recetë e thjeshtë për strudël molle, me petë të gatshme dhe molla të freskëta. E përshtatshme për një gostitje pasditeje ose shoqëruese e kafesë ose çajit.
Përbërësit:
500g petë të gatshme, 5 molla me madhësi mesatare, lëngu i një gjysmë limoni, 140g sheqer, një lugë e mesme kanellë, një lugë gjelle miell, një lugë gjelle ekstrak vanilje,
80g rrush i thatë, një vezë e rrahur me pak qumësht, sheqer pluhur për dekor.
Përgatitja:
Ndizni furrën në 220 gradë C dhe më pas lyejeni një enë për pjekje me gjalpë. Për fillin, qëroni mollët dhe pritini në copa shumë të holla ndërsa në një enë të madhe, shtoni lëngun e limonit që të parandaloni ç’ngjyrosjen.
Përzieni sheqerin, kanellën dhe miellin në një enë të vogël. Shtoni masën e miellit me mollët dhe vaniljen dhe përzieni të gjitha mirë dhe i shtoni rrushin e thatë.
Hapini petët dhe vendosni fillin në qendër, nëse ka shumë fill mos e përdorni të tërin. Paloseni pjesën e sipërme të petës mbi fillin dhe lyejeni me vezët dhe qumështin.
Kthejeni në anën tjetër kështu që ana e bukur të jetë lartë. Futeni strudlenë në enën e gjalposur dhe lyejeni me vezët e mbetura, shpojeni disa herë që të dalë avulli.
Futeni në furrë për 20 minuta dhe më pas zvogëloni temperaturën në 190 gradë C dhe pjekeni edhe për 20 minuta të tjerë sa të marrë një ngjyrë të bukur kafe-ari. Lëreni të ftohet për të paktën 20 minuta para prerjes dhe në fund dekorojeni me sheqer pluhur.
Ju bëfët mirë !