Përbërësit:
500g mish i bluar, një filxhan thërrime buke, një qepë (e grirë), një lugë çaji piper të kuq,
një lugë çaji kripë, një lugë çaji pluhur për pjekje, një lugë çaji piper të zi, një ve.
Për mbushje:
Një gotë çaji vaj, 500g spinaq, një qepë të madhe, 2 thelpinj hudhre, pak kripë dhe piper të zi, djathë kaçkavalli.
Për zbukurim:
5 ose 6 patate, pak kripë, piper të zi dhe të kuq.
Për sosin:
4 domate të grirë në rende, 100g gjalpë, një lugë gjelle sosë domatesh, pak piper të zi, pak piper të kuq dhe kripë.
Përgatitja:
Në një tigan, hidhni vajin dhe më pas qepët që të fërgohen. Shtoni hudhrat e grimcuara, spinaqin dhe fërgoni mirë. Hidhni pak kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Pasi të shihni se janë fërguar mirë largojini nga zjarri.
Në një enë, përzieni mishin me thërrimet e bukës, qepën e grirë, piperin e kuq, piperin e zi, kripën, pluhurin për pjekje dhe vezën. Përzieni mirë dhe duke marrë pak nga mishi dhe duke bërë një top të vogël, vendoseni në llastik dhe shtrijeni mirë.
Preni skajet e mishit me thikë për të bërë një formë katrore. Në mes të mishit vendoseni mbushjen e përgatitur dhe pak kaçkavall. Duke përdorur llastikun, rrotullojeni mishin dhe bëjeni në formë roleje. Mbylljani skajet që mos t’i del mbushja gjatë pjekjes.
Në një tigan, shtoni një gotë çaji vaj dhe fërgoni pak patatet me kripë, piper të zi dhe të kuq. Pasi të jenë fërguar, transferoni patatet në një tavë, shtrijini mirë dhe sipër tyre vendosini roletë e mishit. Futeni tavën në furrë të ngrohur në 200 gradë dhe piqini roletë për disa minuta.
Ndërkohë që roletë piqen në furrë, përgatisim sosin. Në një tigan shtoni gjalpin, domatet e grira në rende, piperin e kuq, piperin e zi, sosin e domateve dhe kripën. Pasi të jetë përgatitur sosi, heqim nga furra roletë dhe ua hedhim sosin sipër dhe më pas i shërbejmë në pjata të rrafshëta së bashku me patatet. /pergatit.com
Ju bëfshin mirë!
Përgatitja e roleve përmes fotografive: