Ëmbëlsirë që ju lë pa fjalë nga shija e mrekullueshme

Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë e gjysmë të ujit sheqer, 1 gotë e gjysmë qumësht, 1 gotë e gjysmë vaj, 15 lugë gjelle miell, 4 lugë gjelle kakao, 1 pako pluhur për pjekje.

Për sherbetin: 3 gota të ujit qumësht, 5 lugë gjelle sheqer. Për dekorim: 2 gota e gjysmë të ujit qumësht, 1 pako sos çokollate, 2 banane. Për lyerje: 1 pako shllag krem, 1 gotë e gjymë të çajit qumësht.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, më pas tek vezët shtojmë 1 gotë e gjysmë të ujit sheqer dhe e tundim masën 5-6 minuta me mikser deri sa të treten vezët dhe sheqeri. Më pas tek masa shtojmë 1 gotë e gjysmë qumësht dhe e përziejmë përsëri për pak me mikser. Pastaj tek masa shtojmë 1 gotë e gjysmë vaj dhe e përziejmë masën me mikser.

Pasi e kemi përzier masën mirë me mikser, shtojmë tek masa 15 lugë gjelle miell më pas shtojmë 4 lugë gjelle kakao, 1 pako pluhur për pjekje dhe e përziejmë përsëri mirë masën me mikser deri sa të trete mirë mielli, kakao dhe pluhuri për pjekje. Më pas masën e hedhim në tepsi katrore të thellë siç e shikoni në video, më pas e fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C për 20 minuta.

Derisa ëmbëlsira piqet, përgatisim sherbetin duke shtuar në një tigan 3 gota të ujit qumësht, 5 lugë gjelle sheqer dhe e vendosim në zjarr për pak minuta të zihet më pas e lëmë deri sa të bëhet i vakët. Më pas ëmbëlsirës së vakët ia hedhim sipër sherbetin e vakët, pastaj e ziejmë sosin e çokollatës dhe e lëmë deri sa të bëhet i vakët.

Më pas e përgatisim krem shllagun dhe pasi të jet gati, e lyejmë ëmbëlsirën sipër dhe më pas vendosim copëza banana sipër kremit siç e shikoni në video. Krejt në fund e dekorojmë me sosin e çokollatës që e kemi përgatitur më parë. Ju bëftë mirë!