Petulla të mbushura shumë të shijshme

Përbërësit: 30gr maja buke, 100ml qumësht, gjysmë luge kripë, 70ml vaj ulliri, 1 gotë ujë i ngrohtë, 700gr miell, 5 patate, suxhuk, veget, biber i zi, rigon, 1 lugë çaji biber të kuqë, lakër e bardhë e grirë (përgatitet me uthull, vaj kripë).

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 30gr maja buke, 100ml qumësht të ngrohtë, gjysmë luge kripë dhe e përziejmë masën pak me lugë. Më pas shtojmë 70ml vaj ulliri, 1 gotë uji i ngrohtë, 700gr miell dhe e përziejmë masën mirë duke shtuar miellin deri sa të bëhet një brumë i butë.

Brumin e ngjeshim me duar dhe në enë ku do të qëndrojë brumi shtojmë pak vaj, më pas e mbështjellim sipër me qese kuzhine dhe e lëmë të qëndrojë ashtu për 1 orë e gjysmë. Më pas marrim një tigan dhe shtojmë vaj, 5 patate të prera në copëza të vogla dhe fërgohen deri sa të  fillojnë të skuqen për 15 minuta.

Më pas tek patatet shtojmë suxhuk të grirë imët, shtojmë veget, biber të zi, rigon të gjithë së bashku të përziera dhe një lugë çaji biber të kuqë më pas i përziejmë mirë deri sa të fërgohen edhe për 7-8 minuta të tjerë. Pastaj marrim brumin që ka qëndruar për 1 orë e gjysmë dhe ia largojmë qesen e kuzhinës.

Brumin e hedhim në tavolinë të përmiellur, e ndajmë në 12 kulaçe më pas secilën kulaçe e hollojmë një nga një me holluese dhe e mbushim me masën e përgatitur me patate duke ia dhënë formën ashtu siç e shikoni në video. Më pas në një tigan shtojmë vajin (vaji duhet të jetë i ngrohtë) dhe i fusim petullat në vaj një nga një që të fërgohen deri sa të fitojnë një ngjyrë të artë.

Më pas marrim një lakër të bardhë, e grijmë në rende më pas i shtojmë uthull, vaj, kripë dhe e përziejmë mirë që të marr vajin, kripën dhe uthullën. Pasi petullat të fërgohen i largojmë nga vaji, më pas ashtu sa janë të nxehta i mbushim me lakër të bardhë bëhen shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!