Përbërësit: 4 vezë, 200gr sheqer, 100ml vaj, 100ml qumësht, 1 gotë miell, 60gr kakao, 1 lugë e mesme pluhur për pjekje, 1 sheqer vanilje, 120gr çokollatë me lajthi.
Përgatitja: Fillimisht marrin dy enë kuzhine, në njërën enë shtojmë 4 të verdhat e vezës kurse në enën tjetër të bardhat. Më pas tek të verdhat e vezës shtojmë 100gr sheqer (nga 200gr) dhe i përziejmë mirë me mikser për pak minuta, më pas shtojmë 100ml vaj, 100ml qumësht duke e përzier masën vazhdimisht me mikser.
Pastaj tek masa shtojmë 1 gotë miell, 60gr kakao, 1 lugë të mesme pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën mirë me mikser deri sa të treten të gjithë përbërësit. Pasi e kemi përzier masën mirë me mikser, marrim një tepsi për ëmbëlsira dhe e lyejmë me pak vaj, e spërkasim me pak miell dhe më pas masën e përgatitur për ëmbëlsirë e hedhim në tepsi duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë.
Më pas ëmbëlsirën e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 10 ose 15 minuta. Më pas marrim enën ku kemi shtuar më parë të bardhat e vezës, i tundim deri sa të bëhen shkumë më pas shtojmë 100gr sheqer që na kanë mbetur nga një lugë sheqer dhe një sheqer vanilje duke e përzier masën me mikser vazhdimisht deri sa të bëhet një krem i fortë.
Më pas ëmbëlsirën e lyejmë sipër me kremin që e kemi fituar nga vezët, e lyejmë mirë duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirë me anë të një luge më pas e fusim prapë në furrë edhe për 10 minuta. Në fund shkrijmë 120gr çokollatë me lajthi mbi avull me pak qumësht dhe më pas e lyejmë ëmbëlsirën sipër me të. Ju bëftë mirë!