Përbërësit: 3 vezë, 5 lugë sheqer, 1 sheqer vanilje, 6 lugë miell, 10gr pluhur për pjekje (pecivë), 400ml qumësht, 200ml hoplla, krem karamele.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë duke i përzier për 5 minuta me mikser, më pas tek vezët shtojmë 5 lugë sheqer, 1 sheqer vanilje dhe e përziejmë masën me mikser edhe për pak minuta. Pasi e kemi përzier masën mirë me mikser, shtojmë 6 lugë miell, 10gr pluhur për pjekje dhe më pas e përziejmë përsëri me mikser deri sa të treten përbërësit.
Pasi brumi të jetë gati, marrim tasa nga qelqi që përdoren për pjeke në formë katrore ashtu siç i shikoni ne video dhe i mbushni me masën e brumit duke shtuar nga një lugë të madhe të gjellës, pra duke e mbushur një tas mesatarisht jo shumë. Nga kjo përmbajtje dalin 5-6 tasa të mesme por në video i kemi mbushur vetëm dy tasa të mëdhenj.
Pasi ti mbushim tasat, furra duhet të jetë e ngrohur paraprakisht dhe i pjekim në temperaturë 180 gradë C për 40 minuta. Pasi të piqen i largojmë nga furra dhe i lëmë në një anë që të ftohen për pak, më pas marrim 400ml qumësht, 200ml hoplla i shtojmë në një tas dhe i përziejmë së bashku me lugë.
Më pas marrim trileçet sa janë ende të ngrohta dhe i largojmë ngadalë nga tasi, më pas në tasa shtojmë pak nga masa e përgatitur me qumësht dhe hoplla, i marrim trilçet dhe i shpojmë pak me anë të një shkopi që nëpërmjet vrimave ta pini më mirë qumështin me hoplla. Pasi i kemi shpuar me shkop i marrin dhe i vendosim përsëri në tasë ku kemi shtuar qumështin dhe hopllen.
Pasi ti vendosim në tas, i shpojmë edhe pak sipër me shkop dhe ua hedhim edhe pjesën tjetër të masës me qumësht dhe hoplla. I lëmë që ta pijë qumështin dhe hoplla për pak minuta pastaj sipër i dekorojmë me krem karamele.
Ju bëfshin mirë!