Përbërësit:
3 vezë, 2 gota qumësht të ngrohtë ( gotë e ujit), një filxhan vaj, 3 lugë të mesme maja (kfasac për brum), 3 lugë të mesme sheqer, një lugë e çajit kripë, një pako sheqer vanilje.
Përgatitja:
Përgatitja është shumë e lehtë , fillimisht shtojmë të gjithë përbërësit e cekur më lartë, vezët, qumështin e ngrohtë, vajin, majan (kfasacin), sheqerin, kripën, sheqer vaniljen. I përziejmë mirë të gjitha ngadalë dhe u hedhim miell pa masë, derisa të bëhet një brum i butë dhe i trashë mjaftueshëm.
Më pas e lëmë brumin të pushojë për një orë dhe pasi të jetë brumi gati fillojmë ti ndajmë kuleqët sipas dëshirës, u japin formën e kroasantëve të vegjël ose i bëjmë në fromë roleje si në foto. Mbushjen mund ta bëjmë me djathë dhe nutella, pra kroasantët mund ti mbushin me nutella kurse roletë me djathë.
Pasi të kemi përfunduar me përgatitjen i lëmë të pushojnë ashtu për 30 minuta, parangrohim furrën në 140 gradë C dhe fillojmë ti pjekim ngadalë jo shpejtë derisa të skuqen. Receta u morrë nga maniakë të kuzhinës. Ju bëfshin mirë!
Përgatitja e roleve bëhet si në foto.