Ëmbëlsirë vikendi

Përbërësit:

6 vezë, 200gr margarinë, 150gr sheqer, 3 lugë kakao, 6 lugë qumësht, 400gr miell
një qese pluhur paste, pak kripë.

Sherbeti:

3 lugë sheqer, 200ml qumësht.

Kremi:

750ml qumësht, 8 lugë grizë (ermik), lëvoren e gjysëm limoni, një lugë lëng limoni, 150gr sheqer, 200gr margarinë, 150gr kokos.

Glazura:

200gr çokollatë e zezë, 6 lugë ajkë e ëmbël.

Përgatitja:

Përzihen margarina me sheqer derisa të shkrihet sheqeri dhe pastaj kësaj mase i shtohet kripa dhe përzihet vazhdimisht. Pastaj i shtohen vezët një nga një duke e përzierë masën, më pas shtohet qumështi dhe mielli i përzierë me pluhurin për pjekje dhe kakao.

Pasi të lyhet dhe përmillet tepsia me madhësi 25 x 35, piqet në temperaturë 180 gradë për 35 minuta. Sherbetin e bëjmë duke djegur sheqerin derisa të karamelizohet dhe pastaj i shtojmë qumështin, pasi të jetë zier dhe ftohur, e lagim pandispanjen dhe e lëmë të ftohet.

Për fillin e vlojmë qumështin me grizë (ermik) dhe sheqer dhe pasi të jetë trashur masa, i shtojmë lëvoren e limonit dhe lëngun e limonit, dhe në fund e shtojmë kokosin. Me fillin e ngrohët e lyejmë pandispanjen e ftohur dhe të lagur, e lëmë të ftohet dhe pastaj e lyejmë me glazurë, përgatitet shpejtë dhe bëhet shumë e shijshme.

Ju bëftë mirë!