File pule me speca, recetë shumë e shpejtë!

Nëse ju gjenden fileto pule dhe speca në shtëpi, keni mundësinë të provoni një pjatë të veçantë dhe shumë të shijshme. Mos u justifikoni se ju merr shumë kohë, sepse në fakt përgatitet shumë shpejt!

Përbërësit:

  • 2 fileto pule,
  • 2 speca, 2 domate,
  • ½ gotë verë e bardhë,
  • Pak miell, Vaj, Kripë,
  • Piper i zi dhe Majdanoz.

Përgatitja:

Së pari rrihni filetot e pulës me një çekiç kuzhine dhe më pas rregullojini me pak kripë dhe piper të zi. Vendosini në një pjatë dhe lërini mënjanë për disa minuta.

Ndërkohë, pastroni specat nga farat dhe prijini në shirita mesatar. Skuqini me pak vaj për disa minuta në zjarr të ngadaltë dhe shtoni në të edhe filetot e pulës pasi t’i kaloni më parë në miell.

Skuqini filetot për disa minuta nga të dyja anët dhe shtoni më pas në të verën e bardhë. Mbulojini me kapak dhe pasi vera të avullojë plotësisht shtoni në të domatet e prera. Rregullojini me pak kripë dhe piper të zi dhe lërini të ziejnë për disa minuta. Më pas, largojini nga zjarri, vendosini në një pjatë për shërbim dhe dekorojini me pak majdanoz.