Përbërësit: 1 litër qumësht, 2 pudingë çokollate, 6 lugë sheqer, 50gr gjalpë (margarinë), 300gr biskota të bluara (çfarë do që dëshironi), plus 1 litër qumësht, 2 pudingë vanilje, 6 lugë sheqer, 50gr gjalpë, 200gr kokos. Për dekorim: 200ml hoplla, 1kg banane, 50gr gjalpë, 2-3 lugë qumësht, 100gr çokollatë për zierje.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere) dhe shtojmë 1 litër qumësht, 2 pudingë çokollate, 6 lugë sheqer dhe e përziejmë masën me tel kuzhine deri sa është qumështi i ftohtë. Më pas shtojmë 50gr gjalpë dhe e përziejmë masën deri sa të vlojë pudingun dhe të bëhet një puding i trashë, pasi të trashet mirë e largojmë nga zjarri.
Më pas tek pudingu i zier tashmë shtojmë 300gr biskota të bluara (çfarë do që dëshironi), e përziejmë mirë masën deri sa të bashkohen biskotat me pudingun. Pastaj masën e vendosim në një tepsi katrore të thellë si kjo që e shikoni në video dhe e shtrijmë mirë masë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë.
Më pas marrim përsëri një enë kuzhine (tenxhere), shtojmë 1 litër qumësht, 2 puding vanilje, 6 lugë sheqer dhe e përziejmë përsëri masën mirë me tel kuzhine sa është qumështi i ftohtë. Më pas shtojmë 50gr gjalpë dhe e përziejmë masën deri sa të vlojë pudingun dhe të bëhet një puding i trashë, pasi të trashet mirë e largojmë nga zjarri. Pastaj tek pudingu shtojmë 200gr kokos dhe e përziejmë masën mirë deri sa të bashkohet kokosi me pudingun.
Më pas këtë masë e vendosim sipër masës që e kemi vendosur më parë në tepsi, e shtrijmë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqe dhe më pas e vendosim në frigorifer për ftohje. Në një enë tjetër shtojmë 200ml hoplla dhe e përziejmë me mikser deri sa të bëhet një krem i trashë, marrim 1kg banane dhe i presim në mes më pas i vendosim sipër ëmbëlsirë ashtu siç e shikoni në video.
Sipër bananeve shtojmë kremi hoplla, duke e shtrirë mirë me lugë sipër bananeve. Më pas në një enë tjetër shtojmë 50gr gjalpë, 2-3 lugë qumësht, 100gr çokollatë për zierje dhe e shkrijmë në temperaturë mesatare. Pasi ta shkrijmë çokollatën e shtojmë sipër ëmbëlsirë duke e shtrirë me lugë dhe më pas e lëmë ëmbëlsirën për 2 orë në frigorifer pastaj e shërbejmë. Ju bëftë mirë!