Përbërësit: 3 vezë, 200ml vaj, 5 lugë të gjellës miell misri, 10 lugë të gjellës miell i bardhë, një sheqer vanile, një pluhur për pjekje (pecivë).
Për sherbetin: 600ml ujë, 500gr sheqer.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë dhe 200ml vaj, i tundim me mikser për 5 minuta dhe më pas shtojmë 5 lugë të gjellës miell misri, 10 lugë të gjellës miell i bardhë, një pluhur për pjekje (pecivë), një sheqer vaniIe dhe i përziejmë të gjitha së bashku deri sa të bëhet një brum i butë.
Pasi brumi të jetë gati i bëjmë toptha të vegjël dhe i rendisim në tepsi për ëmbëlsira (me këtë brum dalin 16 copë toptha), i pjekim në 200 gradë C për 15 minuta. Më pas përgatisim sherbetin me 600ml ujë dhe 500gr sheqer, e qesim mbi shporet deri sa të marrë valë duke e përzier ngadalë dhe pasi sherbeti të jetë gati ua hedhim sheqerpareve ashtu të nxehta ngadalë dhe sherbetin e nxehtë. Sipër i dekorojmë me kokos, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Suzana. Ju bëfshin mirë!