Shalqiri është fruti më i pëlqyer i verës. Nëse mendoni se vetëm ju bën të urinoni më shumë, atëherë e keni gabim. Shalqiri është shumë i pasur me ushqyes dhe ka shumë vlera të larta ushqyese.
Shalqiri është i shijshëm dhe përmban një sasi të madhe të vitaminës A, B6, C, fibrave, antioksidantëve dhe kaliumit. Për më tepër, shalqiri është burimi më i mirë i vitaminës L-citrulline. Këta ushqyes janë të përsosur për energjinë e trupit dhe për forcimin e sistemit imun, duke ju ndihmuar që të lehtësoni simptomat e diabetit, astmës, osteoartritit dhe artritit reumatik, shkruan pergatit.com.
Këto janë disa nga përfitimet e shumta shëndetësore që i merrni nga shalqiri:
- Vret bakteret e rrezikshme dhe pastron veshkat
- Farat e shalqirit eliminojnë gurët në veshka
- Konsumimi i rregullt i shalqirit parandalon ngurtësimin e artereve
- Lehtëson kapsllëkun
- Hani shalqi çdo ditë për të parandaluar kancerin e prostatës. Mos harroni se shalqiri është shumë i pasur me antioksidantë
- Kaliumi dhe magnezi lehtësojnë dhimbjet e muskujve. Këto minerale kanë një rol të rëndësishëm në procesin e rikuperimit
- Shalqiri eliminon amoniakun nga mëlçia dhe pastron gjithë trupin
Mund të konsumoni shalqi në mënyra të ndryshme. Shumica e njerëzve kanë qejf ta shtojnë shalqirin në sallata. Të tjerët thjeshtë e presin në copa dhe e hanë. Nëse ju pëlqejnë lëngjet e shtrydhura, atëherë shalqiri është një që duhet ta provoni. /pergatit.com