Përbërësit: 4 vezë (në temperaturë dhome), 1 gotë e gjysmë sheqer, 2 gota miell (sipas madhësisë së vezës mund të ndryshojnë pak nga masa), 1 gotë qumësht, 1 gotë vaj, 3 lugë gjelle kakao, 1 pako pluhur për pjekje, 1 pako sheqer vanilje, plus 1 filxhan qumësht.
Për kremin: 2 gota e gjysmë qumësht, 2 pako shllag krem, 250gr dajthë mascarpone, 1 çokollatë të shkrirë për dekorim.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 4 vezë, 1 gotë e gjysmë sheqer dhe i përziejmë vezët me sheqerin për 5 minuta me mikser. Më pas tek masa shtojmë 1 gotë vaj (gota mesatare siç shihet në video), 1 gotë qumësht duke e përzier masën vazhdimisht me mikser.
Pastaj tek masa shtojmë 2 gota miell, 3 lugë gjelle kakao, 1 pako sheqer vanilje, 1 pako pluhur për pjekje dhe e përziejmë përsëri masën me mikser ose me lugë deri sa të fitojmë një masë homogjene. Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi katrore të lyer me vaj, më pas e fusim në furrë për pjekje në 180 gradë C dhe e vëzhgoni deri sa të piqet (mos e hapni furrë deri sa ëmbëlsira të piqet pak).
Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe me anë të një rrëmojce (shkop) ia bëjmë ëmbëlsirës disa vrima sipër. Më pas sipër ëmbëlsirës hedhim 1 gotë qumësht dhe e lëmë për pak minuta që ta pijë të gjithë qumështin.
Në vazhdim përgatisim kremin për lyerje, në një enë kuzhine shtojmë 1 gotë e gjysmë qumësht, 2 pako shllag krem dhe i përziejmë me mikser për 5 minuta. Më pas shtojmë 250gr djathë mascarpone e përziejmë përsëri masën me mikser dhe më pas e lyejmë ëmbëlsirën sipër me këtë krem dhe në fund e lyejmë sipër me çokollatë të shkrirë.