ëmbëlsirë

Ëmbëlsirë me shije fantastike

Përbërësit: 6 vezë, 6 lugë të gjellës sheqer të kafet, 150ml qumësht të ngrohtë, 100gr gjalpë, 3 gota të ujit miell, 1 pluhur për pjekje, 3 lugë të gjellës kakao, 1 sheqer vanilje, 100gr lajthi të bluara.

Pjesa e bardhë për lyerje: 1 puding vanilje, 1 litër qumësht, 2 lugë të gjellës niseshte, 3 lugë të gjellës sheqer, , 250gr kokos, lëng limoni, çokollatë për lyerje, arra.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë 6 vezë, 6 lugë të gjellës sheqer të kafet dhe i përziejmë mirë me mikser deri sa të treten mirë vezët dhe sheqeri. Më pas tek masa shtojmë 150ml qumësht të ngrohtë, 100gr gjalpë (pa shkrirë) e përziejmë me 3 gota të ujit miell dhe e shtojmë tek masa.

Pasi e kemi përzier masën mirë shtojmë 1 pluhur për pjekje, 3 lugë të gjellës kakao, 1 sheqer vanilje, 100gr lajthia të bluara dhe i përziejmë mirë të gjitha së bashku me mikser ose tel kuzhine. Pasi e kemi përzier masën mirë e hedhim në tepsi të lyer duke e shtrirë mirë me lugë më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 150 gradë C për rreth 30 minuta.

Deri sa piqet ëmbëlsira fillojmë përgatitjen e fillit, marrim 1 litër qumësht dhe në të shtojmë 1 puding vanilje. Më pas tek pudingu shtojmë 2 lugë të gjellës niseshte, 3 lugë të gjellës sheqer, 250gr kokos, lëng limoni dhe e përziejmë masën deri sa të marr valë dhe të bëhet një krem i trash.

Pasi të piqet ëmbëlsira e largojmë nga furra dhe e lyejmë sipër me fillin e përgatitur, më pas sipër fillit e lyejm me çokollatë të shkrirë dhe e dekorojmë me arra të bluara. Receta u mor nga maniak të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Nexhmie. Ju bëftë mirë!