Përbërësit:
250gr mish,
1 qepë,
2 patate,
3 patëllxhanë,
1 spec i kuq,
1 spec i gjelbër,
1 domate,
majdanoz,
1 lugë të gjellës salcë domateje,
kripë,
piper të zi.
Përgatitja:
Qepën e prisni bashkë me speca dhe e fërgoni me vaj, ia shtoni mishin dhe vazhdoni fërgimin.
Domatet, salcën, kripën dhe erëzat ia shtoni dhe vazhdoni fërgimin. Në fund ia shtoni majdanozin dhe e largoni nga zjarri.
Patatet dhe patëllxhanët e zinj i fërgoni, pas fërgimit i vendosni në enën për pjekje dhe përmbi ia hidhni sosin dhe mishin.
Përmbi vendosni një rend patëllxhanë dhe përsëri mishin me sos. Enën e pjekjes e mbuloni me një foli dhe e fusni në furrë për 20 minuta.
Ju bëftë mirë!