Gjellë e shijshme verore

Përbërësit: 1 qepë e madhe, 3 kungulleshka, 1 domate, 1 filxhanë i kafes turke oriz, veget, biber të kuqë, vaj, 1 pavllak.

Përgatitja: Fillimisht marrim një tepsi (tigan ku i fërgoni zakonisht gjellrat) dhe i hedhim vaj tepsis, më pas grijmë kungulleshkat në feta të holla dhe e rendisim një rend kungulleshka në tepsi. Më pas ia qesim qepën të grirë ashtu në feta, domaten dhe përsëri një rend kungullshka si në foto.

Pastaj krejt në fund i hedhim vegetë, biber të kuqë dhe ia shtojmë 4 gota të çajit ujë. Pasi të jetë gati e fusim në furrë që të zihet për 40 minuta në temperaturë 200 gradë C, pasi e largojmë nga furra ia hedhim pavllakin sipër, bëhet shumë e shijshme. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Bejhane. Ju bëftë mirë!