Gjellë verore shumë e shijshme për 5 minuta gati

Përbërësit: 3 domate, 2 speca pa djegës, 1 spec djegës, 3 qepë të freskëta, 1 hudhër e freskët, 2 lugë të vogla kripë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një tigan, e vendosim në zjarr dhe në të shtojmë vajin që të ngrohet. Më pas i grijmë imët 3 qepë të freskëta të cilat i kemi pastruar paraprakisht dhe pastaj i hedhim në vaj për fërgim, i përziejmë me lugë druri ngadalë që të mos na digjen por të fërgohen mirë.

Më pas tek qepët hedhim edhe hudhrën të cilën e kemi qëruar dhe grirë imët, pastaj e përziejmë mirë duke e fërguar me qepët. Marrim më pas specat pa djegës i pastrojmë dhe i grijmë imët, më pas i shtojmë në tigan tek qepët dhe hudhra për fërgim, pastaj shtojmë edhe specin djegës dhe i fërgojmë të gjitha mirë për 2 minuta.

Pastaj marrim domatet i pastrojmë mirë dhe i grijmë në formë mesatare, më pas i shtojmë në tigan për fërgim me përbërësit e tjerë. Hedhim tek përbërësit dy lugë të vogla kripë, e përziejmë gjellën mirë me lugë dhe e lëmë të fërgohet për 5 minuta. Pasi të ketë vluar e largojmë nga zjarri, e lëmë të ftohet për pak dhe më pas është e gatshme për tu ngrënë. Bëhet një gjellë shumë e shijshme dhe nuk kërkon shumë përbërës. Ju bëftë mirë!