Përbërësit: 500gr miell të bardhë,1 lugë gjelle maja të thatë, 2dcl qumësht të nxehtë, 3 lugë sheqer,1 pako sheqer vanilje, 1/2 lugë gjelle uthull e bardhë, 1 majë luge kripë, një e verdhë veze, puding për mbushje, një qese puding (një kombinim banane-vanilje), 2 lugë sheqer, 2.5ml qumësht, një të bardhë veze, crystal sheqer.
Përgatitja: Sitim miellin në një enë të thellë dhe shtojmë majan, sheqerin, sheqer vaniljen, vajin, uthullen, pak kripë, një vezë komplet plus një të verdhë veze dhe me qumështin e ngrohtë e punojmë brumin derisa të formohet një brumë homogjen që nuk ngjitet në duar.
E mbledhim mirë në formë topi dhe e lëmë në një enë të thellë të mbuluar me qese plastike që të fryhet dhe të dyfishohet masa. Pergatisim mbushjen me puding, nxehim qumështin dhe në të hedhim pudingen me 2 lugë sheqer dhe e përziejmë vazhdimisht me tel kuzhine që të mos bëhet me kokërrza, pasi të zihet e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Marrim brumin e ardhur dhe e ndajmë në peta dhe i hollojmë, në mes u hedhim puding dhe e mbështjellim petën, më pas e vendosim në një tepsi të lyer me gjalpë dhe kështu vazhdojmë me të gjitha derisa të përfundoj brumi.
I mbuloni me një peshqir dhe i lini të pushojnë për 15 minuta. Pasi të pushojnë i prisni si në foto sipër me një thikë të sprehur mirë dhe i lyeni me të bardhën e vezës të rrahur mirë. I pjekni në 190 gradë C për 10-15 minuta, pasi të piqen i mbuloni me një leckë kuzhine për 10 minuta dhe i shërbeni të spërkatuara me sheqer pluhur. Ju bëfshin mirë!