Gjerat që ndodhin kur nuk konsumoni sheqer

Shkencarët zbulojnë 6 gjërat që ju ndodhin kur ndaloni së ngrëni sheqer.

Do të keni një zemër më të shëndëtshme: Rreziku juaj për të vdekur nga sëmundjet e zemrës do të ulet për trefish. Sheqeri i shtuar ngre nivelin e insulinës i cili aktivizon sistemin nervor dhe nga ana tjetër rrit presionin e gjakut dhe rrahjen e zemrës. Në vetëm disa javë duke hequr dorë nga sheqeri, kolesteroli juaj LDL mund të bie për 10%.

Lëkura juaj do të pastrohet: Nëse keni probleme të lëkurës si puçrrat, mund të ndodhë se ju  hani shumë sheqer. Inflamacioni mund të çojë në probleme të lëkurës sepse trupi e konsideron sheqerin një toksinë.

Reziku për diabet do të zvogëlohet: Sheqeri bën që depozitat yndyrore të ndërtohen rreth mëlçisë tuaj, gjë që mund të kontribuojë në rezistencën ndaj insulinës dhe të shkaktojë që pankreasi juaj të punojë në tepricë. Pankreasi normalisht ndihmon në ngadalësimin e prodhimit të insulinës, por nëse pomponi vazhdimisht sheqer në trupin tuaj, pankreasi dhe mëlçia nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë.

Do të ndjeheni më të lumtur: Lumturia që ndjen nga sheqeri vetëm rrotullohet për një kohë të shkurtër përpara se të zhduket dhe të largohet duke e rritur dëshirën që të doni të hani më shumë.

Do të flini më mirë: Sheqeri  rrit nivelin e kortizolit në trup, i cili mund të prishë gjumin gjatë natës. Sheqeri prish sistemin nervor qendror, i cili shkakton luhatje në nivelet e energjisë dhe ciklet e gjumit. Pasi të hiqni dorë nga sheqeri, do të flini më mirë gjatë natës dhe do të ndjeheni më vigjilent gjatë ditës.

Do të humbni peshë: Nëse hani një sasi ushqimesh me sheqer, me siguri vëreni që ndjeheni të uritur brenda një ore pasi ta hani. Pse? Sepse ëmbëlsira, biskotat  kanë shumë kalori por nuk kanë shumë lëndë ushqyese. Pra, trupi juaj vazhdon të ketë uri sepse i duhet energji e pastër nga ushqime të shëndetshme, të tëra.