Roll kifle të shpejta

Përbërësit: 2 vezë, 2 gota qumësht, 2 lugë vaj, një pluhur për pjekje (pecivë), një lugë gjelle tharmë buke (maja), 4 lugë gjelle sheqer, miell sipas nevojës, mermelatë (ose Nutella).

Përgatitja: Rrahim vezët, shtojmë qumështin, vajin, sheqerin, pluhurin për pjekje, majan dhe miellin, duke i përzier mirë së bashku derisa të formohet një masë më pas e lëmë brumin të fryhet (të mbushet), pasi të ketë ardhur brumi, e ndajmë në tri pjesë.

Prej pjesëve e rrisim nga një petë të madhe, e lyejmë me mermelatë ose nutella dhe e mbështjellim në formë të roladës. E presim dhe katrorët i vendosim në tepsi të lyer me margarinë. I lëmë pak të fryhen dhe i vendosim në furrë, në temperaturë 200 gradë C për 45 minuta. Ju bëfshin mirë !

kifle