Përbërësit për petën: 3 vezë, 3 filxhana sheqer, 2 filxhana vaj, 3 filxhana qumshtë, 6 filxhana miell, 2 pluhur për pjekje (pecivë), 6 lugë të ushqimit mak.
Përgatitja: Vezët me sheqer tunden mirë derisa masa të rritet dhe të trashet, pastaj shtojmë përbërësit e tjerë. Më pas masën e shtojmë në tepsi 30cm me 40 cm dhe e pekim në temperature 200 grad C për 20 deri 25 min. Pasi të ftohet e presim në forma të cilat ju i dëshironi ose në formë zemre siç e shikoni duke i mbushur me krem në mes mund ti shtoni një lugë reçel vishnje.
Përbërësit për fillin: 1 litër qumshtë, 4 vezë vetëm e verdhja, 5 lugë nisheste, 6 lugë miell, 2 sheqer vanilje, 5 lugë sheqer ose sipas shijes 200 gram margarine.
Përgatitja e fillit: Të gjithë përbërësit përveq margarinës përzihen mirë, i shtojmë në një enë në temperaturë mesatare derisa të trashet masa dhe të bëhet sikur puding, kjo masë duhet të ftohet plotësisht. Margarinën e rrahim me mikser dhe e bashkojmë me pas me kremin e përgatitur.
Mund të përdorni reçel vishnje të gatshëm ose dhe mund ta përgatitni vet me 400 gram vishnje të ngrira, 2 lug nisheste, 5 lugë sheqer, 2 lugë lëng limoni. Të gjithë përbërësit i bëni bashkë dhe i lini të vlojnë derisa masa të trashet nga lengu që e lëshojnë vishnjet. Receta u përgatit nga zonjusha Benglise. Ju bëftë mirë nëse e provoni!