Përbërësit: 150gr sheqer, 125gr gjalpë (margarinë), 200gr miell,një vezë, një lugë gjelle ekstrakt vanilje,
një lugë gjelle pluhur për pjekje, 8 çokollata Kinder.
Përgatitja: Marrim një enë, hedhim sheqerin, gjalpin dhe i përziejmë mirë. Pastaj shtojmë miellin, vezën, vaniljen dhe pluhurin për pjekje duke i përzierë mirë derisa të fitohet një masë brumi.
Marrim tepsinë për muffins (që i ka katër vrima) dhe hedhim në secilën vrimë masë nga brumi dhe i shtypim me fundin e një gote (duke lënë pak brumë për t’i mbuluar në fund). Në secilën vrimë hedhim çokollatë Kinder të copëtuar.
Me brumin e mbetur (duke formuar forma të rrumbullakëta me gotë), i mbulojmë muffinsat sipër dhe i fusim në furrë të ngrohur në 180 gradë C për 15min për t’u pjekur. Ju bëfshin mirë! /pergatit.com
*Këshillë: Sasia e përbërësve është llogaritur për 4 muffin-biskota. Nëse dëshironi më shumë ose keni një tepsi me më shumë vrima, dyfishoni sasinë e përbërësve.