fëmija foto 1

Nëse fëmija ecën në gishta, dërgojeni tek mjeku menjëherë

Ecja në gishta është normale për fëmijët e moshës 12 dhe 15 muajsh, pasi ata provojnë pozita të ndryshme të këmbës. Në përgjithësi, ecja në gishta nuk është diçka për t’u brengosur derisa fëmija juaj të bëhet 2 vjeç.

Përveç që është një mënyrë e re e zbulimit të formave të lëvizjes, ecja në gishta mund të vazhdojë edhe si një zakon që fëmijët vazhdojnë ta bëjnë vazhdimisht. Zakonisht, kjo ndalon nga mosha 5 vjeçare, por për shumë arsye, ecja në gishta mund të jetë e zakonshme edhe tek fëmijët më të mëdhenj, transmeton pergatit.com.

Ne brengosemi për shëndetin e lexuesve tanë, andaj ndjejmë nevojën t’ju tregojmë pse ndodh ecja në gishta. Është mirë që ta lexoni me kujdes, sidomos ju prindër të rinj!

Mund të jetë kusht i veçantë

fëmija foto 1

Nëse fëmija juaj nuk ndalon ecjen konstante në gishta pas moshës 2 vjeçare, atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Bëjini një kontrolle këmbës së fëmijës për t’i parë se në çfarë gjendje janë muskujt e këmbës.

Shkaku mund të jetë edhe distrofi muskulore

fëmija foto 2 2

Kjo është një gjendje gjenetike e cila mund të diagnostikohet me një kontroll të këmbëve dhe shputave të fëmijëve. Në këtë rast, muskujt e tyre janë zakonisht të dobët dhe të atrofizuar. Nëse fëmija juaj ecte mirë dhe drejt por papritmas filloi të ecte në gishta, shkaku mund të jetë edhe distrofia muskulore, transmeton pergatit.com.

Anomali e palcës kurrizore

fëmija foto 2

Një palcë kurrizore e devijuar është një çrregullim i natyrës neurologjike. Kjo mund të shkaktojë kufizim të lëvizjes në palcën kurrizore dhe në vetë kolonën kurrizore. Kjo ndodh kur palca kurrizore është e lidhur me indet përreth shtyllës kurrizore si në bazën e saj, për shembull. Si rezultat i kësaj, me rritjen e shpinës rritet edhe palca kurrizore dhe dëmtohen nervat.

fëmija foto 3

Devijimi në palcën kurrizore mund të jetë arsyeja pse një fëmijë ecën në gishta të këmbëve. Kjo gjendje e bën të vështirë ecjen drejt dhe sjell dhimbje. Duhet t’ia bëni menjëherë një kontroll tek mjeku.

Shkaku mund të jetë edhe paraliza cerebrale

kontrolla

Ecja në gishta të këmbëve mund të shkaktohet edhe nga paraliza cerebrale e cila rezulton në vështirësi koordinuese. Në këtë rast, mund të vëreni se është prekur toni i muskujve, ka probleme me mbajtjen e pozitës së drejtë të trupit dhe ka ecje të paqëndrueshme në gishtërinj. Edhe muskujt e tyre mund të shfaqen më të ngurtë, gjithashtu.

Shkaku mund të jetë edhe shprehia

ecja në gishta

Kjo ndodh kur fëmija është absolutisht i shëndetshëm por refuzon të ecën normal dhe preferon të ecën në gishta, pa ndonjë arsye përveç shprehisë. Kjo mund të kthehet në zakon të thjeshtë nga i cili nuk mund të largohen. Ky kusht shëndetësor prekën nga 5% deri në 12% të fëmijëve të shëndetshëm.

Ju lutemi ta kuptoni që ky artikull është vetëm për qëllime informuese dhe gjithmonë duhet të konsultoni me ekspertët para se të bëni ndonjë diagnozë vetë.