Gratë duhet ta bëjnë këtë analizë pas moshës 50 vjeçare

Pas moshës 50 vjeçare, trupi i gruas ndryshon, kështu që është thelbësore të kryhen kontrolle dhe ekzaminime speciale rutinë.

Në këtë periudhë të jetës jeta e një gruaje pëson shumë ndryshime, duke përfshirë ardhjen e menopauzës. Për këtë arsye, shëndeti i grave duhet të mbahet nën kontroll, për të shmangur rreziqet dhe problemet.

Cilat janë ekzaminimet dhe kontrollet për t’u kryer? Ja një listë e plotë:

Analizat e gjakut: Shumë shpesh mungesa e kohës na bën të lëmë pas dore shëndetin tonë dhe të heqim dorë edhe nga kontrollet e parëndësishme siç janë analizat e gjakut.

Megjithatë, mbi 50 vjeç, metabolizmi është më i ngadaltë dhe kjo mund të shkaktojë disa probleme. Për këtë arsye është e rëndësishme të kontrolloni disa parametra të tillë si sheqerin në gjak, trigliceridet, kolesterolin dhe faktorët e mpiksjes së gjakut.

Mineralometria e Kompjuterizuar e Kockave: Ky test përdoret për të kontrolluar dendësinë e kockave dhe për të identifikuar praninë e osteoporozës. Nëse rezultati është negativ, çdo pesë vjet duhet ta monitoroni situatën nëse është pozitiv çdo 18 muaj.

Ekzaminimi gjinekologjik dhe pap-testi: Këto janë dy teste që çdo grua duhet të kryejë në mënyrë periodike pas marrëdhënies së parë seksuale, për të shmangur praninë e tumoreve dhe infeksioneve.

Ekografia transvaginale: E quajtur edhe TVS, ky ekzaminim ju lejon të zbuloni gjendjen e shëndetit të mitrës, vezoreve dhe endometrit. Duhet të bëhet pas moshës 50 vjeç, së bashku me pap testet dhe ekzaminimin gjinekologjik.

Ekzaminimi i gjirit: Parandalimi është thelbësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për kancerin. Për këtë arsye, duke filluar nga mosha 50 vjeç është e detyrueshme të bëhen ekzaminime të gjirit me frekuencë më të madhe, duke vlerësuar edhe me vetë-ekzaminim praninë e mundshme në gji të protuberances, apo nodulave.

Mamografia: Ultratingulli i gjirit është një ekzaminim që rekomandohet nga mosha 30 vjeç. Pas moshës 40 vjeç, ky kontroll duhet të bëhet së bashku me mamografinë, e cila duhet të kryhet çdo 12 muaj pas moshës 50 vjeç.

Testi i gjakut okult fekal: Parandalimi i kancerit kolorektal kalon në provën e gjakut okult fekal. Ky është një test shumë i thjeshtë për t’u realizuar, i cili, në rast anomalie, duhet të pasohet nga një kolonoskopi.

Ekzaminimi i tiroides: Problemet e tiroides janë shumë të zakonshme tek gratë, prandaj këshillohet që shpesh të vlerësohet funksionaliteti i TSH. Eshtë një gjëndër shumë e rëndësishme, gjendja shëndetësore e së cilës tregohet nga një test i thjeshtë gjaku.