Tortë me çokollatë për 10 minuta

Përbërësit: 1 litër qumësht, 3 lugë kakao, 6 lugë nisheste, 150gr sheqer, 100gr çokollatë, 400gr biskota me kakao, 50gr gjalpë (margarinë), 200gr çokollatë për shkrirje (çfare të doni mund të jetë dhe milka).

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere) e vendosim në të 1 litër qumësht, më pas shtojmë 3 lugë kakao, 6 lugë nisheste, 150gr sheqer dhe 100gr çokollatë për zierje. Pasi i kemi shtuar të gjitha në qumësht e përziejm masën mirë deri sa të trashet.

Më pas marrim një tepsi për ëmbëlsira në formë katrore dhe shtrojmë një rend me keksa duke e lyer me fillin e përgatitur më parë. Kështu vazhdojmë me radhë duke e lyer secilin rend të keksave me kakao.

Në fund rendin e keksave sipër e lyejmë me çokollatë çfare të doni (mund të përdorni milka me lajthia pasi bëhet ëmbëlsira shumë e shijshme), të cilen e kemi shkrirë me 50gr gjalpë (margarinë).

Ju bëftë mirë!