Gurabija të shpejta

Përbëresit:

Një vezë, një filxhan kafeje sheqer, një filxhan kafeje vaj, një filxhan kafeje kos, afro 5 filxhana kafeje miell,1 /2 pluhur paste, një sheqer vanile.

Udhëzimet:

Tunden me lugë veza, vaji, kosi, sheqeri dhe sheqer vanilje. Shtohet mielli me pluhur paste
dhe përbërësit përzihen mirë me lugë gjersa të gatuhet një brum i butë. Nga një lugë brum vendoset në shuplakë dore të lyer me yndyrë.

Formohen 10-12 gurabi të rrumbullakëta dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Shtypen në mes me pirun dhe futen në furrë të nxehtë në temperatur 200 gradë C, pastaj ulet temperatura në 180 gradë C për t’u pjekur gjersa të fillojë një skuqje e lehtë.

Ju bëftë mirë!