Përbërësit:
2 vezë, 1/2l qumësht, 1kg miell, 10gr maja buke,1 lugë e vogël sheqer,1 lugë e vogël kripë,
100ml qumësht, mish pule, salcë domatesh, djathë kaçkavalli.
Përgatitja:
Në një enë rrahim vezët. Pastaj shtojmë 1/2l qumësht dhe 1kg miell, duke i përzierë mirë. Në një enë më të vogël përziejmë majën, sheqerin, kripën dhe 100ml qumësht, pastaj këtë e hedhim në enën paraprake ku u hodhën vezët, qumështi dhe mielli.
Masa lihet që të vijë për 30 minuta. Pastaj marrim brumin, e shtrijmë në formë të një pice mesatare. Gjysmën e brumit të shtrirë e lyejmë me salcë domatesh, hedhim kaçkavall dhe mish pule. Pastaj pjesën me përbërës e mbulojmë me pjesën pa përbërës. (Si në ilustrimin më poshtë ku kemi përdorur suxhuk në vend të mishit të pulës).
E pjekim për 10 minuta në 100 gradë C. Ju bëftë mirë! /pergatit.com