Përbërësit:
250gr gjalpë, 1/2 gotë vaj vegjetal, një gotë sheqer pluhur, një vezë, 1.5 gota nisheste, një vanilje, një lugë çaji pluhur për pjekje, 3.5 gota miell.
Përgatitja:
Përveç miellit dhe pluhur pjekjës të gjithë përbërësit e tjerë derdhni në një enë. I përzieni mirë njërin me tjetrin, pastaj ia shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje. Do të përfitoni një brumë të butë, i cili nuk do të ngjitet në duar.
Por mund ta vendosni edhe në torbë të shtrydhjesë, ia japni formën dhe i rëndisim në tepsi. Tepsinë e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius për 15 minuta. Pas pjekjës gurabijave ia vendosni nga një badem sipër sipas dëshirës dhe për shije të këndshme. Ju bëfshin mirë!