Sarme

Përbërësit:

500gr mish i bluar, një qepë, 100gr oriz, një karrotë, një thelbë hudhër, gjethe lakre, melmesa (kirpë, piper i zi, piper i kuqë, vegetë).

Për salcën:

100ml vaj, një lugë miell, një lugë e vogël piper i kuqë, 200ml salcë domatesh.

Përgatitja:

Grijmë qepën imët, dhe e fërgojmë në vaj pastaj shtojmë karrotën e grirë imët, hudhrën e grirë dhe në fundë mishin e bluar. E fërgojmë për pak minuta, I shtojmë orizin dhe melmesat sipas shijes.

Gjethet e lakrës i shtrijmë në vend të rrafshët, qesim nga një lugë nga mbushja dhe i mbështjellim. Sarmet i radhisim në tepsi. Për salcën qesim vajin në një tigan, pasi të nxehte e shtojmë miellin dhe e fërgojmë për 1-2 minuta. Pastaj shtojmë piperin e kuq, salcën e domates dhe 200-300 ml ujë. Ju bëfshin mirë!