Përbërësit:
500gr tul viçi, 500gr domate, 40gr parmixhan i grirë, 60gr bukë, 3 vezë, një thelb hudhër, një lugë majdanoz, një qepë, një lugë borzilok, 3 lugë vaj vegjetal, një lugë sheqer, gjethe borziloku, kripë, piper i zi.
Përgatitja:
Përzieni mishin, parmixhanin, bukën e thërrmuar, vezët, hudhrën dhe majdanozin në një tas të madh. Kontrollojeni për kripë dhe piper, ndajeni përzierjenë në toptha sa një arrë. Fërgoni qepën dhe borzilokun në një tigan të madh me vaj, në temperaturë mesatare për 5 minuta.
Shtoni qoftet dhe fërgoni për 5 minuta, derisa të marrin ngjyrë mire më pas shtoni salcën e domateve, sheqerin, kripën dhe piperin. Lëreni në zjarrë për 10 minuta, derisa salca të trashët dhe qoftet të jenë gati. Përzieni dhe vendosni në një pjatë, shoqëroni me borzilok dhe shërbeni të ngrohta. Ju bëfshinë mirë!