Rizoto shumë i shijshem me domate

Përbërësit:

400gr oriz, 400gr domate, një qepë, 30gr gjalpë (margarinë), një lugë vaj vegjetal, një lugë majdanoz, një lugë borzilok, 20gr parmixhan i grirë.

Përgatitja:

Fërgoni qepën në një tenxhere të madhe me gjalpë në temperaturë mesatare, derisa të zbutet. Më pas shtoni orizin përzijeni mire dhe fërgojeni për 2 minuta. Hidhni domatet dhe filloni ta hidhni lëngun me lugë, një nga një.

Vazhdojeni gatimin duke e trazuar derisa lëngu të jetë thithur. Hidhni majdanozin dhe borzilokun e copëtuar, shtoni parmixhanin dhe përzieni mire të gjitha dhe kur kur jetë gati shërbejeni. Ju bëftë mirë!