Përbërësit:
300gr biskota, 50ml qumësht (për njomjen e biskotave).
Kremi:
3 puding vanile, 750ml qumësht, 6 lugë sheqer, 250gr margarinë, 200gr sheqer pluhur, 2 qese krem pana (shllag, të përgatitur sipas udhëzimeve në qese), 250gr arra të bluara.
Përgatitja:
Së pari ziejmë pudingun dhe e lëmë të ftohet pak. Në ndërkohë tundim margarinën me sheqerin pluhur derisa të bëhet masë kremoze, shtojmë tek pudinga e zierë dhe tashmë e ftohur. Përziejmë krem panën sipas udhëzimeve në qeske (për secilen qese nevojitet nga 100ml qumësht të ftohet) dhe pasi bëhet shkumë e fortë e përziejmë me kremin e pudingës tashmë të ftohur.
Përziejmë mirë kremin dhe i shtojmë arrat e bluara (pak i lëmë për dekor). Në një tabaka qesim një shtresë biskota të njomura në qumësht, pastaj një shtresë kremi, një shtresë biskota dhe një shtresë krem. Dekorojmë me arra të bluara e presim në katrora pas ftohjes dhe e servojmë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!